“Sot pas 18 vitesh…”/ Olsi i Big Brother 1 komenton përballjen me ish-in dhe ndarjen LIVE(Video)
Kanë kaluar plot 18 vite nga edicioni i parë historik i “Big Brother Albania”, por disa dinamika kanë mbetur të gdhendura në kujtesën e publikut.
Një prej momenteve më të bujshme të atij sezoni ishte padyshim përballja e tensionuar e Olsi Mingomatës me ish-të dashurën e tij brenda shtëpisë.
I ftuar së fundmi në panelin e emisionit “Goca dhe Gra”, Olsit i është rikthyer në vëmendje pikërisht kjo video virale.
Asokohe, ish-partnerja hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për t’i dhënë fund lidhjes së tyre live, si pasojë e romancës që Olsi kishte nisur brenda me banoren tjetër, Najada Konomin (Noçen).
Gjatë klipit të transmetuar në studio, u risoll biseda e tyre e ftohtë:
Ish-e dashura: “Jam për të të thënë që gjithçka që kemi pasur ne ka marrë fund.”
Olsi: “Je e sigurt?”
Ish-e dashura: “Shumë e sigurt, nuk të fal dot asnjë gjë, duhet ta kishe menduar shumë mirë atë që ke bërë aty brenda.
Reagimi i Olsit pas 18 vitesh
Pasi pa pamjet, moderatoret e pyetën Olsin se si ndihet sot kur e sheh këtë moment dhe çfarë i kaloi në mendje kur e pyeti “Je e sigurt?”.
Olsi dha një përgjigje mjaft të sinqertë, duke lënë të kuptohet se ndoshta veprimi i saj ishte i nxitur nga presioni i jashtëm dhe jo tërësisht i dëshiruar prej saj në atë moment.
“E dija që s’kishte mbaruar për atë. Erdhe se të thanë, të shtynë, nga presioni… Domethënë, nëse është vërtet një gjë që ti e ke menduar dhe do të ma thuash, s’kishe pse vije, prisje kur të dilja dhe e thoshe ‘kemi mbaruar punë’. Domethënë, pse hyre? Të ma thoje?” – u shpreh ai.
Në fund, i pyetur se si ndihet kur e sheh veten në atë situatë pas kaq shumë kohësh, ish-banori e pranoi hapur: “Në siklet, normal!”.