“Kryente marrëd*hënie me konkurrentët e Për’puthen”/ Shqipja i kundërpërgjigjet Arjan Konomit: Vetëm unë ta di sekretin!

April 18, 2026


Deklaratat e bëra nga opinionisti Arjan Konomi gjatë puntates së emisionit “Goca dhe Gra” kanë ndezur reagime të forta në rrjet.

Në qendër të debatit u vendos ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila nuk ka qëndruar në heshtje pas komenteve të tij.

Konomi përmendi e emrin e Shqipe Hysenajt, një nga personazhet që u bë e njohur pikërisht në këtë format. Ai kujtoi periudhën kur ishte pjesë e programit dhe bëri deklarata të forta lidhur me prapaskenat që, sipas tij, ndodhnin gjatë xhirimeve.

Ai pretendoi se disa nga pjesëmarrësit krijonin marrëdhënie intime jashtë kamerave, ndërsa takimet që shfaqeshin në ekran, sipas tij, nuk ishin gjithmonë reale.

Reagimi i Hysenajt erdhi menjëherë përmes rrjeteve sociale. Në disa postime në Instastory, ajo i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të fabrikuara për vëmendje. Ajo ironizoi gjithashtu Konomin, duke theksuar se përmendja e saj e vazhdueshme lidhet me nevojën për audiencë dhe jo me fakte reale.

Ish-konkurrentja theksoi se qëndrimi i saj në program ka qenë i shkurtër, por pavarësisht kësaj, sipas saj, vazhdon të jetë në fokus të opinionistit. Ajo mohoi kategorikisht çdo aludim për jetën e saj private gjatë kohës në format dhe sfidoi publikisht çdo pretendim të tillë.

Në përmbyllje të reagimit, Shqipja la të kuptohet se mes saj dhe Konomit ekziston një histori e pathënë, duke shtuar më shumë mister rreth këtij debati publik.



Source link