Aksident në aksin Kukës–Aeroport, disa persona të lënduar

April 18, 2026


Një aksident rrugor është regjistruar gjatë minutave të fundit në segmentin Kukës–Aeroport, në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Shtiqnit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar lëndimin e disa personave që ndodheshin në të.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e të dëmtuarve nga mjeti dhe transportimin e tyre për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



Source link