Pas ndarjes, Ina Aderi thyen heshtjen me një mesazh për Kejsin

April 17, 2026


Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi, ka folur së fundmi për eksperiencën e saj në reality show dhe për jetën personale pas daljes nga shtëpia, gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Ajo u ndal tek emocionet e lojës, por edhe tek aludimet që kanë qarkulluar për raportin e saj me Kejsin.

Pak ditë më parë, Keijsi deklaroi publikisht se lidhja mes tyre ka përfunduar, duke ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.

Situata u bë edhe më e komentuar pas një videoje ku ai shihej duke i bërë foto Inës në studion e “Big Brother Fan Club”, çka shtoi dyshimet për natyrën e raportit të tyre aktual.

E pyetur për këtë çështje, Ina nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për statusin e marrëdhënies, por zgjodhi të shprehet me një mesazh mirënjohjeje, duke lënë hapësirë për interpretime.

Faleminderit shumë për çdo grimcë fryme, energjie dhe mbështetje që ka dhënë për mua brenda dhe jashtë programit,” u shpreh ajo, duke theksuar respektin dhe vlerësimin për gjithçka të përjetuar mes tyre.



Source link