Nje ndryshim i madh afrohet ne…/ Horoskopi nga Meri Shehu – Lajme Big Brother Vip
♈️ Dashi
Sot ndjeni nje energji qe nuk e keni perjetuar prej kohesh.
Hena e re ne shenjen tuaj hap nje porte aty ku gjithcka dukej e mbyllur dhe pa kthim.
Aty ku dikur shihnit fundin, tani nis nje rruge e re qe premton me shume nga sa prisnit.
♉️ Demi
Mendja juaj ka ndertuar bote te tera, nga me te bukurat deri tek me te erreta. Megjithate, realiteti sot sjell dicka ndryshe. Hena e re ne Dash leviz fijet e fatit tuaj dhe sjell nje kthese te papritur ne pune ose ne gjendjen tuaj te brendshme.
♊️ Binjaket
Sot transformoheni vazhdimisht, duke marre forma dhe role te ndryshme. Brenda ketij ndryshimi te pandalshem fshihet nje moment i arte qe shperthen pasditen, aty ku nje nga zgjedhjet tuaja ju con drejt suksesit.
♋️ Gaforrja
Nje ndryshim i madh afrohet ne sferen profesionale. Ndjesia se gjithcka ishte prane jush por nuk ju perkiste me ne fund shperbehet. Sot hiqni nje barre te rende dhe dilni nga nje rol qe nuk ju perfaqesonte me.
♌️ Luani
Pengesa qe dukej e pakalueshme fillon te shperndahet. Ligji, rregullat apo kufizimet qe ju ndalonin te ecni perpara humbasin forcen e tyre. Pasditja hap rruge te papritura dhe instinkti juaj behet udherrefyesi me i sigurt.
♍️ Virgjeresha
Nje ceshtje ekonomike qe ishte bllokuar per nje kohe te gjate fillon te levize. Sot vjen nje lajm qe zgjidh nyjen pa zhurme, por me ndikim te forte ne te ardhmen tuaj.
♎️ Peshorja
Qartesia nuk vjen menjehere, por kur te vije, gjithcka ndryshon. Pasditja ju vendos perballe nje rruge qe kerkon vendim te forte. Ndjenjat dhe detyrimet perplasen, duke ju shtyre drejt nje zgjedhjeje qe nuk mund te shmanget.
♏️ Akrepi
Lodhja dhe pesha e diteve te fundit fillojne te zbuten. Nje hapje e re krijon nje frymemarrje ndryshe. Energjia juaj rikthehet gradualisht dhe bashke me te edhe deshira per te rimarre kontrollin.
♐️ Shigjetari
Pas shume kthesash te papritura, sot shfaqet nje takim qe ndryshon ritmin e dites. Nje komunikim i papritur merr nje drejtim serioz dhe krijon nje ndjesi qe nuk e kishit parashikuar.
♑️ Bricjapi
Nje problem qe eshte rritur dhe ka kaluar neper shume faza arrin kulmin e vet. Sot shfaqet nje drite qe ju con drejt zgjidhjes. Rrethi me ne fund fillon te mbyllet.
♒️ Ujori
Edhe strukturat me te sigurta kane nje fund. Sot ndjeni shtysen per te dale nga zona e kontrolluar dhe per te kerkuar nje fillim konkret. Dicka e re ju therret jashte rehatis qe kishit ndertuar.
♓️ Peshqit
Stagnimi ne ceshtjet ekonomike merr fund. Aty ku kishte vetem pritje dhe humbje, sot lind nje mundesi qe ndryshon rrjedhen. Nje dere hapet ne momentin qe dukej se gjithcka ishte ndalur.