Merr fund lidhja e shumëpërfolur mes Ledrit dhe Xhensilës?

April 17, 2026


Ledri dhe Xhensila dyshohet se i kanë dhënë fund lidhjes. Kjo duket se konfirmohet nga ndërprerja e kontratës së Xhensilës me menaxherin Faton Shoshi, i cili është mik dhe njëkohësisht menaxher i Ledrit.

Një tjetër detaj që përforcon këto dyshime është fakti se artistja ka konfirmuar rikthimin e bashkëpunimit me menaxherin e saj të mëparshëm, Elsamed Senaj, duke shënuar kështu një ndryshim të qartë në drejtimin e saj profesional.

Screenshot

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për statusin e marrëdhënies, këto lëvizje kanë shtuar dyshimet se raporti mes dy artistëve mund të ketë marrë një kthesë përfundimtare.



Source link