A do jetojë me Gimbon në Kosovë pas BBVA? Selin e prerë, trazon rrjetin me përgjigjen e saj

April 17, 2026


Mbrëmja e së enjtes në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka qenë e mbushur me surpriza dhe dinamika të reja për finalistët.

Produksioni kishte menduar t’i surprizonte ata me një darkë speciale, ku të ftuar ishin disa nga moderatorët e programeve më të ndjekura në Top Channel.

Mes të ftuarve ishte edhe Rozana Radi, moderatorja e “Goca dhe Gra” dhe njëherazi finalistja e edicionit të kaluar të BBVIP.

Si gjithmonë e drejtpërdrejtë dhe plot humor, Rozana nuk ka humbur rastin të ngacmojë finalistët, duke u ndalur veçanërisht te Selin dhe planet e saj pas përfundimit të spektaklit.

Rozana e ka pyetur drejtpërdrejt nëse ka në plan të zhvendoset në Prishtinë për të bashkëjetuar me Gimbon. Megjithatë, Selin ka qenë mjaft e qartë në përgjigjen e saj, duke zbuluar se e ardhmja e tyre është diskutuar tashmë dhe ajo nuk ka ndërmend të lërë kryeqytetin shqiptar.

Pjesë nga biseda gjatë darkës:

Selin: Të shohim tani çfarë ka rezervuar Zoti për mua…
Rozana Radi: Do jetosh në Prishtinë ti? Do jetosh atje më duket.
Selin: Jo, nuk do jetoj atje. Ne kemi folur me Gimbon. Unë vendin e kam në qytetin e bukur të Tiranës.
Rozana Radi: Sa dhoma e kuzhinë ke ti?
Selin: Do marr një shtëpi tjetër me qira (qesh).
Jul Deda (ndërhyn me humor): Po ti për çfarë e pyet? Shkove gjë ti në Librazhd për të jetuar atje?

Me këtë deklaratë, Selin konfirmon se, pavarësisht raportit me Gimbon, baza e saj do të mbetet Tirana, duke i dhënë kështu fund aludimeve të fansave për një zhvendosje të mundshme në Kosovë.



Source link