U puth me Indrin ne Ferma Vip/ Keshtu reagojne familjaret e Vaneses – Lajme Big Brother Vip
Dyshja më e komentuar e momentit në “Ferma VIP”, Vanesa dhe Indri, kanë pushtuar rrjetet sociale.
Videot ku ata shfaqen duke u puthur, përqafuar apo duke zhvilluar biseda të ndjera po bëjnë xhiron e internetit, të mbështetura fuqishëm nga një numër i madh simpatizantësh që po e shijojnë këtë romancë të re brenda shtëpisë.
Por, ndërkohë që publiku e ka përqafuar këtë çift, një detaj i rëndësishëm nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit më të vëmendshëm.
Në llogarinë zyrtare të Vanesës në Instagram, e cila menaxhohet nga familjarët e saj përgjatë qëndrimit në fermë, ka rënë një “heshtje” e çuditshme sa i përket kësaj teme.
Në profilin e saj mungon çdo gjurmë e Indrit. Familjarët kanë zgjedhur të injorojnë plotësisht afrimitetin mes tyre, duke mos bërë asnjë postim të përbashkët dhe asnjë “repost” në Instastory nga videot e shumta që po qarkullojnë kudo.
Në vend të kësaj, ata po publikojnë në mënyrë selektive vetëm momente ku Indri nuk është prezent, duke u fokusuar te klipet ku Vanesa shfaqet e vetme apo duke kënduar.
Ky injorim total i situatës në llogarinë e saj zyrtare është përkthyer menjëherë si një mesazh i qartë: mesa duket, familjarët e Vanesës nuk qenkan aspak dakord me afrimitetin e saj me Indrin.
Duke marrë parasysh edhe deklaratat e mëparshme të Vanesës për një person që ka lënë jashtë, ky vendim i familjes për të mos e mbështetur këtë lidhje të re në rrjete sociale pritet të ngrejë edhe më shumë pikëpyetje.
Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet dhe si do ta presë vetë Vanesa këtë qëndrim të ftohtë të familjarëve kur të lërë ambientet e fermës.