Siç dihet, të shtunën më 18 prill do të mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5. Katër finalistët që do të garojnë për çmimin e madh janë Miri, Mateo, Selin dhe Rogerti.
Portali pezi.blog ka hapur një sondazh me pyetjen “Zgjidhni fituesin?”, për të parë se cili prej finalistëve po merr më shumë mbështetje nga publiku në rrjetet sociale.
Ky sondazh do të përditësohet ditë pas dite, duke reflektuar ndryshimet në vota dhe preferencat e publikut deri në natën finale.
Sipas rezultateve të deritanishme, një nga finalistët ka arritur të krijojë një avantazh të dukshëm ndaj të tjerëve, duke kryesuar në votime dhe duke u konsideruar si favorit për fitore.
Megjithatë, theksojmë se këto vota nuk përcaktojnë fituesin zyrtar të Big Brother VIP Albania, por shërbejnë vetëm për të pasqyruar mendimin e publikut në rrjetet sociale.
Fituesi do të shpallet përfundimisht gjatë spektaklit live të finales.
