E konfirmon Adam Levine, po kthehet në “The Voice”
1
Adam Levine ka konfirmuar se do të kthehet si mentor në “The Voice” për sezonin e 30-të.
Ky do të shënojë sezonin e 19-të të këngëtarit 47-vjeçar të “Maroon 5”, transmeton Klankosova.tv.
“Do të kthehem. Po e kaloj shumë mirë duke e bërë. Që kur u ktheva disa sezone më parë, ka qenë thjesht një sukses dhe jam shumë i lumtur ta vazhdoj për sa kohë që ata do të më kenë mua”, tha ai për People.
Ende nuk dihet se cilët do të jenë mentorët e tjerë që do të jenë pjesë e kësaj sezone.