Miku i Erion Veliajt, Elman Abule, dhe avokati i Ajola Xoxës, Maks Haxhia, janë paraqitur në GJKKO.
Sot do të zhvillohet seanca e radhës në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe 29 të pandehurit e tjerë.Prej muajsh kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës vijon të shtyjë seancat gjyqësore pasi ka frikë të përballet me drejtësinë, faktet dhe provat.
Janë dorëzuar mbi 60 mijë faqe që vërtetojnë 13 akuzat e ngritura ndaj Veliajt për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje pasurie dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli.
Që prej momentit që u arrestua në shkurt të 2025, Veliaj ka mbajtur një fushatë sulmesh mediatike ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke paguar dhe studio lobiste për të mbushur me mashtrime raporte që i çohen departamentit të Drejtësisë në SHBA.Sot mbahet seanca e radhës në themel dhe mbetet për tu parë se si do të përfundojë./ CNA