Një shtëpi private e pabanuar është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në Elbasan.
Zjarri nisi rreth orës 08:05, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, ku sipas burimeve paraprake flakët shpërthyen brenda një shtëpie të pabanuar.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet dhe efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët izoluan zjarrin duke bërë të mundur mospërhapjen e tij në shtëpitë ngjitur.Teksa shtëpia ishte e pabanuar dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht, ose aksidentalisht nga përdoruesit e lëndëve narkotike të cilët strehohen në shtëpitë e pabanuara.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.