Të premten seanca e re e Kuvendit

April 14, 2026


Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka njoftuar se seanca e re e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet të premten.

Pas mbledhjes së Kryesisë, para mediave ajo tha se seanca nis në orën 10:00 dhe pos deklarimeve të jashtë rendit të ditës dhe pikave të zakonshme, do të trajtohen edhe dy vendime, njofton Klankosova.tv.

“Projektligji për Byronë si dhe vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza”, tha Nagavci.






Source link