I akuzuari për kanosjen e moderatorit Alaudin Hamiti pranon fajësinë, kërkon dënim të butë

April 14, 2026


I akuzuari Liman Berisha, për kanosjen e moderatorit të Klan Kosovës, Alaudin Hamiti, ka pranuar fajësinë në seancën e shqyrtimit fillestar.

Këtë deklarim ai e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori.

Ai deklaroi se ndihet fajtor dhe shprehu pendesë për rastin e ndodhur, duke theksuar se nga ai incizim nuk ka pasur asgjë kundër të dëmtuarit Alaudin Hamiti.

Berisha kërkoi falje ndaj tij dhe familjes së tij, si dhe i propozoi gjykatës që gjatë matjes së dënimit t’i shqiptohet një dënim sa më i butë, raporton “Betimi për Drejtësi”. /Klankosova.tv






Source link