Vijon të jetë aktiv zjarri i frikshëm te pallatet e Kompleksit pranë QSUT-së.
Siç shihet nga pamjet, flakët kanë përfshirë të tjera apartamente.
Për situatën e zjarrit angazhuar edhe helikopterë ushtrie, 6 ekipe zjarrfikëse, emergjencat civile, ushtarake etj.Deri tani, zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa banorët janë evakuuar nga banesat e tyre.
Kreu i Policisë Skënder Hita, deklaroi se “Flakët janë ende aktive, akoma nuk kemi një bilanc”
SITUATA E TË LËNDUARVE
QSUT ka reaguar për mediat lidhur me situatën e qytetarëve të prekur nga zjarri që përfshiu kompleksin e banimit në Tiranë.
Mësohet se 7 persona janë të prekur. Bëhet fjalë për 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës që po trajtohen për asfiksi. Dy prej tyre janë duke marrë trajtim në spitalin e djegie-plastikës, ndërsa 4 të tjerë po trajtohen në urgjencë.
Ndërsa një tjetër person është transportuar së fundmi në urgjencë, duke e çuar në 7 numrin e personave të prekur.Situata është kritike, kompleksi i banimit thuajse është shkrumbuar plotësisht. Një helikopter i ka ardhur në ndihme ekipeve zjarrfikëse dhe ka ndërhyrë nga ajri për të shuar flakët. Gjithashtu janë angazhuar edhe 6 ekipe zjarrfikëse, emergjenca civile dhe forca ushtarake.