Brikena takohet me motrën e Mateos, ja çfarë po kërkojnë
1
Pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Brikena ka zhvilluar një takim të veçantë me motrën e Mateos, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale.
Të dyja janë shfaqur mjaft të afërta, madje duke e quajtur veten “kunatat më të mira në botë”, çka ka shtuar edhe më shumë aludimet dhe simpatinë e publikut për raportin e tyre.
Megjithatë, përtej momentit të ngrohtë, ato kanë një kërkesë të qartë: mbështetjen e publikut për Mateon. Brikena dhe motra e tij u kanë bërë thirrje ndjekësve që ta votojnë atë për ta çuar drejt fitores së madhe./Kosovarja/