Vanesa “harron” dashurinë jashtë, pranon afrimitetin me Indrin në Ferma VIP
2
Një tjetër dinamikë e fortë po zhvillohet në Ferma VIP, ku emocionet dhe marrëdhëniet po marrin tjetër drejtim brenda shtëpisë.
Vanesa ka komentuar hapur raportin e saj me Indrin, duke pranuar se mes tyre ekziston një afrimitet i dukshëm.
Ajo theksoi se është në një lidhje jashtë, por nuk e mohoi se raporti me Indrin ka kaluar përtej një miqësie të thjeshtë.
Sipas saj, afrimi me Indrin ka ndikuar dhe ka “tundur” disi marrëdhënien që ajo ka jashtë shtëpisë, shkruan Kosovarja.