Raca ime nuk t’a fal

April 13, 2026


Në javën më vendimtare të këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP Albania”, atmosfera brenda shtëpisë duket se ka arritur pikën më të lartë të tensionit. Teksa finalja e madhe po afrohet dhe emocionet po shtohen nga dita në ditë, përplasjet mes banorëve nuk kanë munguar.

Ditën e sotme ka ndodhur një debat i fortë mes Mateos dhe Rogertit, ku nuk kanë munguar kërcënimet mes njëri-tjetrit.

Pjesë nga debati:

Mateo: O zhapik, nuk hahesh dot me mua o zarf i zi, unë të shkel me këmbë brenda dhe jashtë.

Rogerti: Po nuk mundesh

Mateo: Të marr para

Rogerti: Këtu brenda nuk ke mundur, atje jashtë nuk ke shanse

Mateo: Kam ardhur te shpella dhe të kam thënë ‘kam ardhur këtu me fol që të rrish brenda në shtëpi se do të shpërfytyroj’. Të kam mbajtur unë në shtëpi.

Rogerti: Mos rrej, ke nejt si lepurush. Ke thënë mos bëj ashtu, bëj kështu, je djalë i mirë. Pse po çohesh?

Mateo: Se nuk të kam frikë se ty të shkel me këmbë

Rogerti: Ulu

Mateo: A di ça u bëj tipave si puna jote? Servilat

Rogerti: Jashtë gangsterin jo këtu

Mateo: Jashtë nuk të llogaris, je një pikë në oqean. Nuk lahen borxhet duke u degjeneruar.

Rogerti: Kur nuk ta kam treguar gangsterin tash 90 ditë, nuk do ta tregoj tani.

Mateo: Ça të kanë bërë borxhlinjtë? Ke lek apo nuk ke? Ke ardhur me bërë viktimën apo po thua histori të vërtetë?

Rogerti: Ky jam unë.

Mateo: Këtej na hapesh se ke lek, këtej thua se ke borxhe. Ja ça race je ti

Rogerti: Ça race jam?

Mateo: Je i lodhur

Rogerti: Më shave racën, ça race jam?

Mateo: Ti je specie në zhdukje, mos u viktimizo.

Rogerti: Më shave racën? Ti që nuk mbron dajat e tu, dibranët

Mateo: Vazhdo, bëj viktimën

Rogerti: A ma shave dhe ti racën si Selin. Ma përmend dhe njëherë. U tërhoqe?

Mateo: Specie në zhdukje. Ec se e ka parë gjithë Shqipëria, 40 vjeç bën viktimën.

Rogerti: Kujdes se raca ime nuk t’a falin po i shave, kuptove?

Mateo: Raca jote je ti në veçanti

Rogerti: Raca ime që po i flet tani, nuk t’a fal

Mateo: O llum i vogël mos më prek me dorë

Rogerti: Mbaje mend, shikoje. Po të them se raca ime nuk t’a fal. Për këtë kryq, kam me ardhur me racën teme te palestra, ti bëj thirrje shokëve të tu të jenë gati kur të vij”.



Source link