Pas një pauze, Trixa surprizon me rikthimin e saj

April 13, 2026


Këngëtarja Beatrix Ramosaj është rikthyer në palestër dhe nuk ka hezituar ta ndajë këtë moment me ndjekësit e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka postuar foto duke ushtruar, ndërsa ka lënë edhe një mbishkrim të shkurtër por domethënës: “it’s been a while”, shkruan Indeksonline.

Ky rikthim i Beatrix duket se vjen pas një periudhe pauze, duke lënë të kuptohet se artistja po i rikthehet rutinës së saj dhe kujdesit për veten.

Ndjekësit e kanë pritur pozitivisht këtë postim, duke e komplimentuar për energjinë dhe formën e saj./Indeksonline/






Source link