Mezi presin të bëjnë…çfarë?! Deklarata e Rogertit për Selinën dhe Mirin për mbarimin e BBVA
Ka mbetur vetëm pak ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP 5” dhe tensionet brenda shtëpisë kanë arritur kulmin.
Banorët po përplasen ashpër me njëri-tjetrin, duke mos kursyer as akuzat më të rënda. Së fundmi, në qendër të një “stuhie” të re kanë qenë Rogerti dhe Selin.
Gjithçka ka nisur kur Rogerti ka rikthyer në vëmendje raportin mes Selinës dhe Mirit.
Ai ka lëshuar një deklaratë të fortë dhe provokuese, duke aluduar hapur se mes tyre ka një pëlqim që po mbahet i fshehur dhe se të dy po presin përfundimin e lojës për të bërë “diçka” jashtë.
Pjesë nga përplasja e ashpër:
Selin: “Çka the? Thuaje, thuaje tamam, o frikacak.”
Rogerti: “Mund të bini në dashuri. Kështu mendoj unë, ky e ka mbajtur derën hapur edhe me zor prisni të bëni diçka jashtë që këtu nuk bëhet.”
Kjo akuzë ka mjaftuar që Selin të shpërthejë menjëherë. Ajo nuk është përmbajtur aspak, duke e sfiduar Rogertin sy më sy dhe duke e akuzuar atë si “frikacak” dhe “burracak”.
Finalistja i ka kujtuar atij sjelljen e tij përgjatë gjithë rrugëtimit, duke e cilësuar lojën e tij me femrat e shtëpisë si të “shpifur” dhe “të degjeneruar”.
Selin: “Më dëgjo, nuk ta mban, pusho, ta them një gjë. E para njëherë, je i frikësuar se në jetën tënde, as femrat që i ke afër nuk janë aq të forta sa jam unë përballë. E dyta; mos harro që këtu brenda përballë vajzave ke bërë një lojë aq të shpifur, sa që ke bërë thirrje te burrat e familjeve të vajzave atje jashtë, se e ke ditur se loja jote e degjeneruar… O burracak, o burracak burrë, që ke dashur të bësh lojë me vajza.”
Kjo dinamikë e tensionuar dëshmon qartë se ditët e fundit të lojës nuk do të kenë aspak paqe.