Lajm i keq për Butën, Gjykata sapo mori këtë vendim për të! – Ora Info
Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për reperin Butrint Januzi, i njohur si Buta, si dhe për një tjetër të dyshuar, pas një incidenti të ndodhur më 11 prill 2026.
Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar për vepra penale që lidhen me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, lëndim të rëndë trupor dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.
Në vendim thuhet se gjatë një përleshjeje në një parking në Ferizaj janë përdorur edhe mjete të rrezikshme, përfshirë thikë dhe armë zjarri, duke shkaktuar lëndime dhe rrezik për sigurinë publike.
Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar paraburgim për të dy të pandehurit në kohëzgjatje prej një muaji.