Talenti 17 vjeçar shqiptar shënon përballë Messit dhe i heq fitoren Interi Miamit

April 12, 2026


Një tjetër lojtar shqiptar ka lënë gjurmë në kampionatin amerikan MLS, duke u bërë protagonist në përballjen kundër Inter Miamit të Lionel Messit.

Adri Mehmeti, vetëm 17 vjeç, shënoi golin e barazimit 2-2 për New York Red Bulls në minutën e 77-të të takimit.

Ky realizim rezultoi vendimtar për t’i hequr fitoren skuadrës së yjeve si Messi, Suarez dhe De Paul. Për mesfushorin shqiptar, ky ishte goli i parë për këtë sezon, ndërsa pas shtatë ndeshjeve të para ka regjistruar edhe dy asiste.

Mehmeti ka një të kaluar me ekipet zinxhirë të moshave, duke përfaqësuar si Shqipërinë U-15, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara në të njëjtën grupmoshë.



Source link