Paralajmërimi i Trump se do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe

April 12, 2026


Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë reaguar pas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi se Marina e SHBA-së do të Mbyllë Ngushticën e Hormuzit.

Ata kanë kundërshtuar mbylljen e Ngushticës nga Irani (duke nënkuptuar edhe kundërshtimin për deklaratat e Trump), duke deklaruar se kjo rrugë kyçe detare për naftë dhe gaz “nuk ka qenë kurrë e Iranit për ta mbyllur apo kufizuar”, shkruan BBC.

Sultan Ahmed Al Jaber, ministri i industrisë i EBA dhe drejtues i kompanisë shtetërore të naftës në Abu Dhabi, tha në rrjetet sociale: “Çdo përpjekje për ta bërë këtë, nuk është një çështje rajonale; është ndërprerja e një arterie jetike ekonomike globale dhe kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë energjetike, ushqimore dhe shëndetësore të çdo kombi”.

Që kur SHBA dhe Izraeli nisën veprime ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt, Teherani ka kërcënuar se do t’ia “vërë flakën” anijeve nëse përpiqen ta përdorin këtë rrugë ujore. Kjo ka sjellë një ndalim pothuajse të plotë të qarkullimit të anijeve cisternë të naftës dhe i ka rritur çmimet globale të naftës e gazit.

Al Jaber tha: “Vendosja e një precedenti të tillë është e paligjshme, e rrezikshme dhe e papranueshme. Bota thjesht nuk mund ta përballojë dhe nuk duhet ta lejojë”.



Source link