Jeton me ne. I kam thënë, ‘i kemi punët keq nëse…’

April 12, 2026


Gjatë një bisede me fermerët e tjerë në “Ferma VIP”, Iliri ka ndarë disa detaje personale nga jeta e tij familjare.

Ai është ndalur veçanërisht te raporti me vajzën e tij dhe partnerin e saj, duke zbuluar një dinamikë mjaft interesante në shtëpinë e tyre.

​Ai u ka treguar banorëve se i dashuri i vajzës jeton me ta nën të njëjtën çati.

Për Ilirin, kjo është një situatë ideale, pasi jo vetëm që hapësira e shtëpisë u lejon të kenë privatësinë e nevojshme, por e bën atë të ndihet i qetë që e ka vajzën pranë dhe “bandillin” (siç e quajti ai me shaka) nën vëzhgim.

“E kam në shtëpi, kjo është gjëja më e bukur. Qëndron në shtëpi me ne. Kemi një shtëpi që na e lejon të kemi privatësinë e vet dhe unë jam shumë i kënaqur që nuk e kam gocën në një shtëpi tjetër ose diku tjetër, dhe që e kam nën kontroll këtë bandillin,” – ka rrëfyer ai duke buzëqeshur.

​Më tej, me nota humori, Iliri ka zbuluar edhe “ultimatumin” që i ka vënë partnerit të vajzës.

Duke qenë se djali është i huaj dhe nuk e kupton gjuhën shqip, i ka lënë një detyrë të rëndësishme nëse dëshiron t’i mbajë raportet të mira me të vjehrrin:

“Ai me siguri po dëgjon tani por nuk merr vesh asgjë. I kam thënë: nëse ti nuk mëson shqip, i kemi pak problem gjërat bashkë!”

​Ky rrëfim i sinqertë ka shkaktuar të qeshura mes fermerëve, duke nxjerrë në pah anën e Ilirit si një baba modern e mikpritës, por njëkohësisht edhe paksa mbrojtës dhe patriot kur bëhet fjalë për të trashëguar gjuhën shqipe.



Source link