Indri distancohet nga Vanesa pas dronit që i dërgoi i dashuri/ Ajo i kërkon sqarim: Pse po më shmang?!

April 12, 2026


Afrimiteti i papritur mes Vanesës dhe Indritit në “Ferma VIP” po merr një vëmendje gjithnjë e më të madhe.

Pas puthjeve, përqafimeve dhe bisedave të ngushta, situata mori një rrjedhë tjetër ditën e djeshme, kur Vanesës i mbërriti një dron mbështetës nga vëllai dhe i dashuri i saj që e pret jashtë.

Duket se ky mesazh ka sjellë një ndryshim të menjëhershëm në dinamikën e tyre.

Pasi të dy diskutuan gjatë se si të ruanin një raport të mirë pa dëmtuar njëri-tjetrin, Indriti ka filluar të bëjë hapa pas, duke zgjedhur të distancohet nga ajo.

Kjo tërheqje nuk ka kaluar pa u vënë re nga Vanesa, e cila i ka kërkuar atij shpjegime.

Në një bisedë të fundit (të shkëputur në video), ajo e pyet drejtpërdrejt se pse po i shmanget, duke u shprehur se ndoshta të tjerët nuk e kuptojnë, por për të është më se e qartë: “Siç është, kur e shoh që më sheh aty, shmangesh, ulem unë te tavolina, ti ikën… Çfarë ti do të bësh, unë ta kuptoj…”

Nga ana tjetër, Indriti është përgjigjur me sinqeritet, duke theksuar se ai e kupton se çfarë do Vanesa të bëjë, por po vepron në këtë mënyrë për ta mbrojtur atë dhe për të mos thelluar një situatë nga e cila nuk ka zgjidhje. Ai e mbyll bisedën duke u shprehur:

Në momentin që ti më thua nuk dua me e lëndu kërkënd jashtë, nuk ka zgjedhje, se çfarë unë dua të bëj.”

A do të arrijnë ata të mbajnë vetëm një raport miqësor, apo distancimi do ta vështirësojë edhe më tepër komunikimin e tyre në fermë? Mbetet për t’u parë!



Source link