“Hajdeni peshqit e mi…”/ Rogerti thyen kutinë e emergjencës, nuk përmbahet ndaj 3 finalistëve: Njeriu më fals…

April 12, 2026


Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, u vendosën tre kuti emergjence. Brenda secilës kuti fshihet një benefit ose sfidë.

Njërën prej tyre e ka thyer Rogerti sapo u zgjua mëngjesin e kësaj të diele. Madje edhe 3 finalistët e tjerë i ka zgjuar me zhurmë, duke u thënë:

“Hajdeni peshqit e mi, hajdeni te peshkaqeni. Keni ardhë për gjumë, jo për të luajtur lojën. Hajdeni se skam la dhëmbët e as fytyrën, dukem keq para publikut. Njëri nga ju do të dalë i dyti, i treti, i katërti”.

Më pas ai iu drejtua vetëm Mirit, i cili nuk shkoi menjëherë në living ku do të lexonte Rogerti zarfin:

“Hajde lojtari më i dobët, ke me ngelë i katërt, hajde Miri, hajde shpejt. Njeriu më fals”.

Sipas Rogertit, në zarf ishte e shkruar që t’u thoshte nga 5 komplimenta secilit prej banorëve. Ai e nisi me Mirin duke i thënë se është ‘gentelman, është veshur me të zeza, ka këpucë shumë të bukura, flet bukur tiransen”.

Teksa ai po bënte këto komplimente, Mateo nuk e besoi dhe u largua nga aty. Më pas, Rogerti nisi të bënte komplimentet për Selin, e cila gjithashtu nuk e besoi se në zarf ka të shkruar atë që tha ai.






Source link