Dita e sotme ka nisur mjaft e zhurmshme dhe me debate në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Katër finalistët, Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti janë zgjuar me debate të forta.
I pari që ka nisur debatet ka qenë Rogerti me të tre banorët e tjerë. Në një moment Mateo e pyeti atë nëse do të ketë shoqëri me Mirin jashtë BBV5, ai u përgjigj që “jo”.
Pjesë nga debati:
Mateo: A mendon se do kesh shoqëri jashtë me Mirin?
Rogerti: Jo
Mateo: Ke thënë po
Rogerti: Nuk kam thënë kurrë po. O vëlla e ndërroj unë, atje jashtë pritet me u pa, mendoj se jo. Nuk më lidh asgjë me Mirin.
Mateo: Je hipokrit.
Rogerti: Edhe mund të jem. Nuk e di ca ndodh jashtë.
Mateo: Unë e di që do kem shoqëri me Shëndritin
Rogerti: Puna e jote, s’të pyeta
Mateo: Ti ke thënë do kem shoqëri me Mirin
Rogerti: Ndoshta kam thënë.