Pas afrimitetit të saj me Indrin, reagon nga jashtë i dashuri i Vanesës! – Lajme Big Brother Vip
Dinamikat në “Ferma VIP” sapo morën një tjetër kthesë të fortë. Vetëm pak kohë pasi rrjeti shpërtheu në kritika për afrimitetin, puthjet dhe përqafimet mes Vanesës dhe Indritit, një surprizë e papritur ka mbërritur nga qielli për fermeren, duke trazuar sërish ujërat.
Mbi hapësirën e fermës ka fluturuar një dron me një mesazh shumë domethënës të dedikuar për të: “Prio and PP love you! Do what got you here” (Prio dhe PP të duan! Bëj atë që të solli këtu).
E gjendur mes emocionesh të forta dhe e lehtësuar nga ky sinjal nga jashtë, Vanesa nuk i ka mbajtur dot lotët.
Ajo ka nisur të qajë dhe t’i dërgojë puthje qiellit, duke konfirmuar kështu edhe dërguesit e këtij mesazhi. Gjatë një bisede me Gresën menjëherë pas surprizës, Vanesa i ka pohuar kësaj të fundit se droni ishte nisur pikërisht nga vëllai i saj dhe i dashuri që e pret jashtë formatit.
Ky zhvillim i ri ngre shumë pikëpyetje në sytë e publikut: A ishte ky mesazh një mbështetje për lojën e saj, apo një rikujtesë e “kufijve” pas afrimitetit të fundit me Indritin?
Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo surprizë në sjelljen dhe hapat e radhës të Vanesës brenda garës.