Ndërron jetë babai i Albulena Haxhiut
1
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, njëherësh edhe Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të saj.
Përmes një mesazhi publik, ajo e ka cilësuar këtë si një humbje të rëndë për familjen, duke e përshkruar të ndjerin si figurë kyçe në jetën e saj.
“Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit. Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se kujtimi dhe dashuria për të atin do të mbeten të përhershme.
“Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë”, ka shtuar ajo.
Familja Haxhiu ende nuk ka bërë të ditur detaje lidhur me ceremoninë mortore. /Telegrafi/