Mes puthjesh dhe përqafimesh/ Ndjekësit shpërthejnë ndaj Indrit dhe Vanesës: “Po i fejuari jashtë…?!”

April 11, 2026


Dinamikat në “Ferma VIP” po marrin një kthesë të papritur, plot kontradikta dhe mjaft të komentuara. Vetëm një ditë më parë, Indriti mori guximin t’i shprehte hapur pëlqimin e tij Vanesës.

Megjithatë, ajo u tërhoq duke u shprehur se ndihej në faj dhe theksoi se dëshironte që mes tyre të kishte vetëm një marrëdhënie të pastër miqësore.

Mirëpo, me nisjen e ditës së sotme, fjalët duket se janë harruar dhe veprimet e tyre kanë lënë hapësirë të madhe për diskutim.

Një video ku shfaqen Indriti dhe Vanesa në momente mjaft të afërta, mes puthjesh e përqafimesh të ngrohta, ka bërë xhiron e rrjetit, duke rrëzuar poshtë kufijtë e vendosur nga vetë banorja vetëm pak orë më parë.

Ajo që ka ndezur vërtet debatin në rrjet nuk është vetëm lindja e kësaj romance pas refuzimit fillestar, por statusi i Vanesës jashtë formatit.

Reagimi i publikut ka qenë i menjëhershëm dhe mjaft i ashpër. Në seksionin e komenteve të videos, ndjekësit kanë shpërthyer me pyetje dhe akuza, duke i kujtuar asaj deklaratat se ka një partner që e pret jashtë.

Disa nga komentet më pikante theksojnë konfuzionin dhe zhgënjimin e ndjekësve:

“Ore a ishte e fejuar kjo ??? Ça po bëhet”

“Ueee, qenkan lidhur këta e. Po kjo sikur kish të dashur jashtë apo jo”

Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që dyshojnë te vërtetësia e lidhjes së saj jashtë, duke e parë të gjithë situatën si një strategji për të qëndruar sa më gjatë në lojë:

“Kjo s’besoj se ka lidhje jashtë. E ka thënë thjesht të bëjë zhurmë nëpër portale dhe të vazhdojë lojën sa më gjatë.”

Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë ky raport “miqësor” mes Indritit dhe Vanesës dhe nëse do të ketë një sqarim nga kjo e fundit lidhur me ndjenjat e fajit dhe jetën e saj sentimentale jashtë mureve të “Fermës VIP”.





Source link