“Më e rënda që prej atentatit të Rinasit”, Klodiana Lala “zbardh” ngjarjen në Nikël

April 11, 2026


Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar së fundmi në emisionin “Kjo javë” për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Nikël të Fushë-Krujës, të cilën e ka cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda të kohëve të fundit në atë zonë.

Sipas Lalës, fillimisht u raportua se fëmijët e Artur Çangut kishin pasur një konflikt me autorin e dyshuar, Eduart Afmataj, por më pas u konfirmua se mes tyre nuk kishte pasur asnjë përplasje.

Lala ka treguar se viktima kishte dalë nga banesa për t’u drejtuar drejt ullishtes së tij, kur është qëlluar me çifte, duke humbur jetën në vend.

Gjithashtu ajo thekson se zgjidhja e konflikteve përmes dhunës mbetet një shqetësim serioz, duke u shprehur se kjo ngjarje mund të përshkallëzoi tensionet mes dy familjeve.

“Pati një ngjarje të rëndë të premten pasdite në Nikël të Fushë-Krujës. Që nga ngjarja e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit, s’kishim parë një ngjarje tjetër kaq të rëndë. Fillimisht u tha se fëmijët e Artur Çangut ishin konfliktuar me autorin e dyshuar, Eduart Afmatajn. Por u konfirmua se ata nuk kishin pasur asnjë konflikt. Se çfarë ka ndodhur mes tyre, në një zonë ku nuk ka kamera dhe as dëshmitarë, mbetet për t’u sqaruar. Duket si vrasje për motive të dobëta. Nëse është kështu, është shumë e rëndë. Çangu kishte dalë nga banesa për të shkuar te ullishtja e tij. Ai është vrarë me armë, çifte. Mbetet për t’u sqaruar dinamika, pasi është zonë e papopulluar. Pjesa që dua të ndalem është se jo çdo konflikt zgjidhet me armë, por duhet t’i drejtohen institucionet. Kjo do të sjellë konflikt të ashpër mes dy familjeve, një krushqi të prishur,” tha ai.



Source link