Tre persona janë vënë në pranga në Shkodër, pasi për motive të dobëta kanë kanosur dy persona të tjerë, babë e bir.
Në pranga kanë rënë Gëzim Bala, 67 vjeç, Elis Bala, 33 vjeç, Artan Bala, 61 vjeç.
Personat në fjalë janë arrestuar edhe në vitin 2018, prodhonin produkte ushqimore të pamerituara nga autoritetet përkatëse, si dhe në kushte jashtë standardeve higjieno-sanitare për ushtrimin e këtij aktiviteti.