Estonia përgatitet për skenarin më të keq
1
Estonia ka forcuar ndjeshëm planifikimin e sigurisë kombëtare, duke u përgatitur për një skenar ekstrem në të cilin vendi mund të mbetet plotësisht i izoluar nga ajri, deti dhe toka.
Sipas strategjisë së re të mbrojtjes dhe sigurisë, shteti duhet të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë të pavarur për të paktën 30 ditë, edhe në rast të ndërprerjes totale të lidhjeve me jashtë.
Ky plan përfshin furnizime strategjike, vazhdimësinë e institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve bazë për popullsinë.
🇪🇪⚠️🇷🇺 Estonia is preparing for the worst-case scenario
If the country is completely cut off by air, sea, and land, it must be able to hold out on its own for at least 30 days. This has already been officially built into the updated national security strategy.
For ordinary… pic.twitter.com/GuCLOqnkKM
— NEXTA (@nexta_tv) April 11, 2026
Autoritetet theksojnë se përgatitjet nuk janë thjesht teorike, por pjesë e një qasjeje të re ndaj rreziqeve moderne të sigurisë në Evropë. Në këtë kuadër, Estonia ka rritur kapacitetet e saj të emergjencës dhe koordinimit civil-ushtarak.
Për qytetarët e zakonshëm, kërkesat janë bërë më të rrepta. Çdo banor këshillohet të ketë rezerva ushqimore, ujë dhe pajisje bazë që i mundësojnë mbijetesën për të paktën 7 ditë pa ndihmë nga shteti apo shërbimet publike.
Qeveria në Talinit e ka përcaktuar hapur Rusinë si kërcënimin kryesor të sigurisë kombëtare, në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajonin e Baltikut dhe më gjerë. Kjo qasje, sipas zyrtarëve estonezë, synon rritjen e gatishmërisë së vendit dhe forcimin e rezistencës në rast krize të madhe. /Telegrafi