Zbulohet banorja më e re e “Ferma Vip”-it – Lajme Big Brother Vip
Ish – banorja e big brother vip 2 do të bëhet pjesë e “Ferma VIP”-it, nisur nga Prime-i i sotëm,
duke konfirmuar kështu zërat që prej ditësh po qarkullonin në rrjetet sociale.
Behet fjale per Ermiona Lekbello.
Edhe pse më herët ajo kishte mohuar publikisht çdo marrëveshje, tashmë gjithçka është bërë zyrtare.
Produksioni i formatit ka zbuluar hyrjen e saj përmes një videoje paralajmëruese, duke i dhënë fund çdo dileme rreth pjesëmarrjes së saj.
