Video/ Futet në pallat dhe vjedh dyert, banorët denoncojnë hajdutin në Astir
Një person është kapur nga kamerat e sigurisë së ndërtesës duke vjedhur dyert e pallatit në zonën e Astirit.
Në denoncimin e dërguar në “Ti Raporton” në Top Channel, personi akuzohet se vjedh dyer të pallatit.
Edhe në pamjet e dërguara në Top Channel, ky person shihet duke dalë nga hyrja me një derë në duar.