“Ti ke shumë rëndësi për mua, por personi im jashtë…”

April 10, 2026


Një moment personal mes dy konkurrentëve në Ferma Vip ka tërhequr vemendjen e publikut, duke sjell shumë komente nga pas.

Aktori i njohur Indri Shiroka dhe këngëtarja Vanesa Sono u përfshinë në një bisedë intime që ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat mes fansave.

Gjithçka nisi kur Indri pranoi se ka krijuar pëlqim për Vanesën brenda formatit. Ai u shpreh se ndonëse ndjen tërheqje, është shumë i vetëdijshëm për kufijtë dhe për faktin që Vanesa ka një lidhje jashtë.

“Më pëlqen si vajzë… por nuk dua të jem shkaku i asnjë problemi për ty jashtë,” ka thënë aktori.

“Më pëlqen nuk ka asgjë të keqe, mua më pëlqen si vajzë, këtu jemi në një botë paralele, por nga ana tjetër e peshores unë nuk të kam pyetur gjë. Është e drejta jote ta ruash private dhe nuk të kam pyetur me detaje për situatën që ke jashtë.”

Biseda mori edhe më shumë intensitet kur Vanesa e pyeti nëse ai kishte përjetuar më parë situata të ngjashme. Indri u tregua i hapur, duke pranuar se tërheqja brenda një ambienti të izoluar mund të ndodhë lehtë, por gjithmonë ka bërë një hap mbrapa kur situata është komplikuar.

Më ka qëlluar nja 2 herë, por thjesht ndonjëherë kam pasur interes fizik, herë tjetër më shumë fizike dhe në atë rast e kam ndaluar veten kam bërë një hap mbrapa, por kam qenë një botë reale ndryshe nga këtu.”

Nga ana e saj, këngëtarja u duk e prekur dhe paska e sikletosur duke pranuar se ndjen një lloj faji për afrimitetin që po krijohet brenda shtëpisë mes tyre dhe kohës që po kalojnë së bashku.

“Nuk dua të mërzis njeri… dhe ndihem pak në faj,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se situata e saj jashtë e bën gjithçka më delikate.

Ky moment ka ndezur diskutime në rrjet: disa fansa e shohin si diçka të bukur dhe faktin se mund të jetë fillimi i një historie romantike të mundshme brenda “Ferma VIP 3”, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një situatë aspak normale për faktin se këngëtarja ka shprehur se ndodhet në një marrëdhënie me dikë jashtë, madje nuk kanë kursyer dhe komente kritike ndaj Vanesës, dhe gjykime për afrimitetin emocional me Indrin.

 



Source link