Pronari bie nga tarraca e hotelit, dërgohet në gjendje kritike në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku bashkëpronari i një hoteli ka rënë nga tarraca e kësaj të fundit dhe është dërguar në gjendje kritike në spital.
Mësohet se K.S., 60 vjeç, gjendej në tarracë dhe më pas ka rënë nga një lartësi gati 15 metra.
Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca, e cila ka transportuar në gjendje mjaft kritike për jetën K.S.
Grupi hetimor po heton arsyet e këtij aksidenti.