“Pas 12 prillit mos rrezikoni! Tensione dhe konflikte”, astrologia Kalogeri bën parashikimin e javës – Lajme Big Brother Vip
E ftuar ditën e sotme, 10 prill, në “Shije Shtëpie”, në Tv Klan, astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri bëri parashikimin e gjithë javës për 12 shenjat.
Me hënën e re në shenjën e dashit, astrologia këshilloi që të jemi të kujdesshëm nga data 12 prill deri më 21 prill.
“Do na karakterizojë dëshira për të vepruar. Është periudhë e vështirë, të evitojmë konfliktet, situatat tensionuese, kujdes si i jepni makinës. Mos humbisni kontrollin dhe mos u ekspozoni në rrezik.
Hëna e re në shenjën e Dashit në datën 17. Mund të kemi një situatë që mund të ketë shpërthime. Mund të ketë fillime të reja si të detyruara nga faktorë të tjerë, mund të jenë edhe ndryshime që nuk na pëlqejnë.
Nëse këto fillime të reja vijnë nga ne, duhet të jemi të kujdesshëm çfarë iniciativash mund të marrim”, tha Kalogeri.
Dashi
Një periudhë shumë e rëndësishme për të gjithë ju. Hëna e re në shenjën tuaj në datën 17 ju nxit për fillime të reja. Këto fillime mund të jenë të ndikuara nga faktorë të jashtëm. Evitoni me çdo kusht debatet dhe situatat e tensionit.
Ngrijeni barrën e përgjegjësisë në lidhje me familjen tuaj. Mos hyni në konflikt me eprorin apo prindërit tuaj. Në sferë financiare do të keni disa përfitime, ndërkohë duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm dhe parashikues deri më 26 prill.
Demi
Një periudhë pozitive nga një anë, pasi Afërdita në shenjën tuaj do qëndrojë aty edhe për javën që vjen, ju jep shanse në jetën tuaj personale dhe për të kaluar mirë përditshmërinë. Duhet të gjeni kohë të shplodheni, për shëndetin dhe mos shqetësoheni për lajme që mund të merrni dhe t’ju krijojnë një shqetësim të brendshëm, apo mos t’i lini vend të tjerëve për të ndikuar në jetën tuaj. Kujdes në bisedat dhe marrëveshjet intime dhe bëni një plan sa më të organizuar dhe të mirë. Larg prapaskenave.
Binjakët
Një periudhë e rëndësishme për jetën tuaj sociale dhe në lidhje me synimet që keni në këtë fazë të jetës. Rishikojini edhe njëherë dhe bëni disa ndryshime në lidhje me planet që keni. Në një iniciativë të përbashkët mund të hasni vështirësi apo konflikte. Dëgjojini të tjerët, por pa u ndikuar që të prishni marrëdhëniet tuaja.
Gaforrja
Një periudhë e rëndësishme për ju, e rëndësishme për karrierën tuaj, për punën tuaj, për jetën tuaj sociale, ku duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm. Kujdes se mund të keni disa konflikte në punën tuaj. Ndoshta iniciativat që do merrni do jenë më të mëdha se ato që mund të përballoni.
Disa nga ju mund të bëni një fillim të ri në jetën tuaj. Një fillim që mund të ketë të bëjë me jetën tuaj. Kujdes të lindurit në fund të muajit qershor.
Luani
Do keni shanse të udhëtoni, por gjatë këtyre udhëtimeve bëni kujdes. Ju që jeni të implikuar në një çështje ligjore jeni të detyruar të luftoni ta përballoni fort. Disa nga ju mund të kenë një fillim të ri që ju përcakton të ardhmen. Ju të lindurit në fund të muajit do keni ndryshime të rëndësishme në jetën sociale, punën tuaj.
Virgjëresha
Në sferën financiare që ka të bëjë në lidhje me të tjerët, kujdes në marrëveshjet me të tjerët. Nëse do të bëni një hapje më të madhe dhe jeni të detyruar të merrni një kredi, bëni hapa të menduar. Nga ana psikologjike mund të ndiheni të rënduar. Mos e lini psikologjinë tuaj të ndikohet.
Peshorja
Jeni të ndikuar të gjithë, sidomos të lindurit në shtator, kujdes me marrëdhëniet e çdo lloji. Mund të keni një ndarje, një krizë në marrëdhëniet tuaja dhe paralelisht duhet të vazhdoni të jeni diplomatë, mos i përgjigjeni provokimeve të të tjerëve. Përpiquni të merrni ndihmën dhe mbështetjen që kërkoni.
Akrepi
Përditshmëria juaj është shumë e ngarkuar, punët dhe frontet janë të shumta. Duhet të organizoni punën, të gjeni kohën të pushoni. Mos e ekspozoni veten në rrezik, lakmia për të arritur sa më shumë mund të krijojë te ju një lodhje, stres shëndetësor. Disa nga ju do keni ndryshime edhe në punë dhe në marrëdhëniet tuaja.
Shigjetari
Jeta juaj emocionale, erotike, krijimtaria, çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët janë tema kryesore. Do udhëtoni bashkë me ta, do kaloni momente të bukura, por duhet të jeni të kujdesshëm sepse vërtet planetet janë të ekspozuara ndaj jush, por me lehtësi mund të bëni gabime, mund të keni ekzagjerime në veprimet tuaja.
Bricjapi
Jeni nga më të ngarkuarit e periudhës, ndaj duhet të jeni më të kujdesshëm në aspektet kryesore të jetës. Sidomos ju që jeni lindur në dhjetor, bëni kujdes në çështje që kanë të bëjnë me punën, marrëdhëniet tuaja, çështje familjare, pronën. Ju jeni njerëz të fortë dhe do t’i kaloni me sukses.
Ujori
Një periudhë shumë aktive për ju, me lëvizje, ku qëllim do jetë promovimi i punës si dhe kontakte apo nisma që do bëni në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me punën, me çështjen financiare. Kujdes gjatë udhëtimeve dhe për mënyrën si e përdorni fjalën. Nëse shihni se situata e humbet kontrollin, mund të jeni ju ata që e kontrolloni situatën.
Peshqit
Kryesorja për ju është sfera financiare, por edhe siguria juaj e brendshme. Jeni në një fazë që do të bëni shpenzime në lidhje me një plan jete, sepse keni kaluar nga një fazë ku keni marrë vendime për jetën tuaj, ose disa prej jush do të marrin një iniciativë financiare që kërkon kujdes. Jini të kujdesshëm me anën tuaj emocionale. Paralelisht mund të keni një detyrim aty ku nuk e prisni dhe që duhet ta mbuloni ose ta zgjidhni. Është një periudhë që nuk do ju lërë pa para. Do keni të ardhura, por edhe shpenzime.