Një shkodran është paguar 100 mijë euro nga “çunat e Dubait”, për të vrarë Clevion! (Video)

April 10, 2026


Reperi i njohur me emrin artistik “Stresi”, Arkimed Lushaj gjatë një bisede në TikTok me Fire, tregoi se janë bërë plane për vrasjen e Clevios (Kleviol Ahmeti, reperi Lushnjar).

Sipas Stresit, janë paguar 100 mijë euro një vrasësi nga Shkodra, për të eliminuar fizikisht Clevion sapo të dalë nga burgu.

“100 mijë euro e kanë marr kaparin, dhe kur të jenë me Clevion në makinë kanë për ta shkrirë. Dëgjoi vëllain. O Fire mos u kap me çunat e Dubait, se në ajër ta rrëzojnë avionin, unë i di muhabetet. Po të mori një shkodran kaparin të kryen punë ai fratelo. Clevio ishalla del dhe ikën me vrap. Unë nuk ia dua vdekjen, Clevio ishalla shpëton, kam patur shoqëri të gjatë me atë. E di që po më dëgjon nga burgu i Fierit, po ta jap informacionin i pari: kur të dalësh nga burgu i Fierit hipi avionit privat, po të paralajmëroi se kemi patur shoqëri për 20 vite, me vjen keq për atë. Kleviol kur të dalësh hipi avionit, kaq kisha për të thënë”, tha Stresi.

Nuk dihet sa i vërtetë është informacioni i përcjellë në bisedë, dhe arsyeja pse u tha në TikTok.

Stresi nuk i është drejtuar policisë së Shtetit, por ka zgjedhur ta paralajmëroi Kleviol Ahmetaj përmes rrjeteve sociale



Source link