Gara për finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, e cila do të mbahet më 18 Prill, po bëhet gjithnjë e më e nxehtë.
Rezultatet e fundit nga sondazhet dhe një analizë e detajuar e situatës tregojnë një përmbysje interesante në mbështetjen e publikut, duke zbuluar edhe katërshen që pritet të shkojë deri në fund të këtij rrugëtimi.
Selin është banorja e parë që ka siguruar prej ditësh vendin e saj në finale, duke u pozicionuar si një nga pretendentet kryesore.
Pas saj, lista pritet të plotësohet nga Miri, i cili konsiderohet tashmë një finalist i garantuar.
Po ashtu, një biletë të sigurt për në finale e ka edhe Rogerti; pavarësisht debateve dhe natyrës së tij shpeshherë agresive brenda shtëpisë, ai ka arritur të ruajë fort pozitat e tij te publiku.
Ndërkohë, beteja më e ashpër mbetet për vendin e katërt. Në një garë të ngushtë mes Mateos, Brikenës dhe Shëndritit, parashikimet tregojnë se do të jetë pikërisht Mateo ai që do të “rrëmbejë” biletën e fundit.
Kjo do të lërë përfundimisht jashtë finales së madhe Brikenën dhe Shëndritin, duke u ndërprerë rrugëtimin vetëm pak ditë larg natës finale.