“I dha një përqafim vrasësit”/ Dje u arrestuan dy xhaxhallarët e tij, rrëfimi prekës i Stenaldos për vrasjen e të atit

April 10, 2026


Ditën e djeshme në Itali, janë arrestuar dy vëllezërit, Artur dhe Arben Mëhilli, të cilët kanë vrarë me armë zjarri personin që kishte vrarë vëllanë e tyre Sokol Mëhilli, i cili është babai i ish-konkurrentit të “Big Brother VIP”, Stenaldo.

Ky i fundit, gjatë një rrëfimi në “Big Brother”, tha se i ati, Sokoli është vrarë në një mënyrë të poshtër, pasi sipas tij i dha një përqafim autorit para se të qëllohej për vdekje.

Mes emocioneve të shumta, Stenaldo ka deklaruar se trimat vriten gjithmonë nga frikacakët.

Kam lindur në një qytet ku nuk kam jetuar kurrë, hiq muajin e parë të jetës time, derisa im atë në qershor të po atij viti ndërroi jetë. I vrarë në një mënyrë të poshtër, në atë vit të poshtër për të gjithë shqiptarët që na ka bërë të humbasim më shumë se çdo herë në historinë tonë të brishtë.”, tha ai.

U vra nga dikush mbasi atij i dha një përqafim dhe i ktheu kurrizin për të vazhduar rrugën e tij. Dhe kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë që në këtë botë të gjithë trimat vriten nga frikacakët”

Po ashtu ish-konkurrenti i “BBVIP” ka theksuar se momenti që ka marrë vesh të vërtetën ka qenë dramatik për të.

Kur njeriu rritet me një humbje të tillë nuk ka me asnjë moment dramatik në jetën e tij, nuk ka një moment kur ti e mëson, ti thjesht e di që ndryshe nga fëmijët e tjerë babai jot nuk është aty. Ajo që dikush mund ta quajë dramë, humbjen e shikimit, është prapë një përjetim, që i bie për pjesë mamasë dhe familjes nga të dyja anët, si nga ana e nënës ashtu dhe e babait, Sokolit, sepse shikimi më humbi relativisht shumë shpejt. Familja e kuptoi këtë kur unë isha 6 muajsh”, deklaroi.

Dy vëllezërit Artur dhe Arben Mëhilli u arrestuan ditën e sotme, pasi Gjykata e Lushnjes i ka dënuar në mungesë me 32 vite burg në total, për vrasjen e të riut Rezar Metaj në Lushnjë në vitin 1999, duke u hakmarrë për vrasjen e familjarit të tyre.



Source link