Vdes aktori i njohur në moshën 35 vjeçare – Ora Info
Aktori Michael Patrick ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e neuroneve motorike.
Lajmi i trishtueshëm u konfirmua nga bashkëshortja e tij Naomi Sheehan, transmeton Indeksonline.
Ajo shkroi në Instagram se ajo dhe të dashurit e tij janë të shkatërruar nga humbja e madhe.
Në një homazh prekës për bashkëshortin e saj, të cilin e quante me dashuri “Mick”, ajo e përshkroi atë si një “gjigant me flokë të kuq” dhe një “frymëzim”. “Ai jetoi një jetë të mbushur plot me gëzim, forcë shpirti dhe një të qeshur ngjitëse”, tha ajo.
