Pas përfundimit të spektaklit të së martës, Miri është përplasur ashpër me Mateon, pas disa deklaratave që përfshinin edhe marrëdhënien e tij me Selin.
Në mes të debatit, Mateo i tha Mirit se dëshiron ta ndajë nga gruaja, duke shtuar se nuk ka qenë i dashuruar me të. “Gruas time t’i vish anash, po më ndan nga gruaja. Do që të më ndash nga gruaja”, iu drejtua Miri, duke sqaruar se nuk ka ndjenja romantike: “Këtu nuk kam qenë i dashuruar dhe as nuk jam”.
Diskutimi në spektakël u përqendrua edhe te raporti i Mirës me Selin, veprimet e tij dhe çështja e krevatit, por artisti i “West Side Family” theksoi se gjithçka ishte thjesht për lojë dhe jo për ndjenja të vërteta.
I nervozuar, Miri kërcënoi Mateon se do të “takohen jashtë”: “Jo ty, por kush të ka bërë ty dhe gjithë Shqipërinë”, i tha ai, duke përfshirë edhe referenca ndaj familjes së tij.
Kur Mateo kërkoi shpjegim, Miri iu përgjigj shkurt: “Do ta tregoj jashtë!”.
Video e debatit u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë te ndjekësit. Shumë prej tyre kanë kërkuar ndërhyrje nga produksioni dhe shpalljen e një “Zarfi të Zi”, një masë e parashikuar për situata që shkelin rregullat e respektit brenda shtëpisë.