“Ky nuk është fundi”, Netanyahu këmbëngul se nuk ka mbaruar lufta me Iranin

April 8, 2026


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua kombit duke deklaruar se “së bashku kemi arritur suksese të jashtëzakonshme”.

Ai shtoi se, para çdo gjëje tjetër, dëshiron të “përkul kokën” para izraelitëve që kanë humbur jetën në këtë konflikt deri më tani.

“Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli më i fortë se kurrë – kjo është e vërteta. Ky nuk është fundi i fushatës. Irani hyn në këto negociata i mundur dhe më i dobët se kurrë”, theksoi Netanyahu.

Lideri izraelit nënvizoi se vendi i tij ende ka qëllime të rëndësishme për t’i arritur dhe se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet i fortë, shkruan skynews.

“President Trump, miku im i dashur Donald, dëshiroj t’ju falënderoj për udhëheqjen dhe miqësinë tuaj”, shtoi ai.

Sipas Netanyahu, SHBA dhe Izraeli po “ndryshojnë fytyrën e Lindjes së Mesme”, ndërsa regjimi iranian është kthyer pas “për dekada”.

Ai theksoi se Irani nuk është në gjendje të prodhojë raketa të reja, pasi ato që përdor aktualisht janë vetëm nga stoqet ekzistuese në depot e tij.

Netanyahu gjithashtu deklaroi se materiali bërthamor i Iranit do të nxirret nga vendi – ose përmes një marrëveshjeje, ose përmes fitoreve ushtarake.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim dy-javor.

 






Source link