Genta Ismajli zbulon momentin kur fansat qanin për të – Ora Info
Këngëtarja Genta Ismajli ka qenë ndër emrat më të njohur dhe më të pëlqyer nga publiku në kulmin e karrierës së saj.
Ajo ka shënuar një periudhë të suksesshme sidomos para më shumë se një dekade, shkruan Kosovarja.
Gjatë asaj kohe, interesimi i fansave për të ishte i madh, duke u reflektuar edhe në reagimet emocionale në takime dhe evente publike.

Së fundmi, Genta ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment nga ajo periudhë, ku fansat shfaqeshin të emocionuar deri në lot për ta takuar atë.