Çmimi i naftës nis të bie pas armëpushimit dyjavor ShBA-Iran

April 8, 2026


Pas arëmpushimit dyjavor ndërmjet ShBA-së dhe Iranit ka nisur të bie çmimi i derivateve.

Pavarësisht që ka filluar rënia e çmimeve, ato mbesin prapë të larta për dallim nga periudha para 28 shkurtit, kur nisi konflikti.

Përpara se SHBA-ja dhe Izraeli të fillonin sulmet, nafta ishte rreth 72 dollarë për fuçi. Çmimi mesatar vitin e kaluar ishte 69 dollarë.

Por, menjëherë pas arritjes së armëpushimit dyjavor, çmimet e naftës kanë ndjeshëm, me më shumë se 13.5% në 94 dollarë për fuçi për naftën bruto Brent, që është edhe pika referuese.

Prodhimi është ngadalësuar në shtetet kryesore prodhuese të naftës në Lindjen e Mesme, dhe kjo nuk mund të rifillojë shpejt, kështu që do të ketë ende probleme me furnizimin.






Source link