Vajza e mitur denoncon babain në Polici për sulm seksual
1
Një rast i rëndë është raportuar në Gjakovë.
Në Stacionin Policor të kësaj komune, janë paraqitur sot nëna me vajzën e saj të mitur, për të raportuar një rast të dyshimit për sulm seksual nga babai i saj.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Më datë 7 prill 2025 në Stacionin Policor në Gjakovë, janë paraqitur një nënë me vajzën e saj të mitur për të raportuar një rast të dyshimit për sulm seksual, ku si i dyshuar është një person i moshës madhore, anëtar i ngushtë i familjes. Për t’u siguruar që e mitura të trajtohet me kujdesin e duhur, ajo është dëgjuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve në prani të zyrtares nga Qendra për Punë Sociale”, ka bërë të ditur Krasniqi.
Ajo ka shtuar se policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, si dhe ndaj tij është caktuar masa 48 orëshe.