Selin dhe Miri akuzojnë njëri-tjetrin, ndërhyn Rogerti: Këta njihen nga jashtë
1
Teksa finalja e madhe është shumë afër, Miri dhe Selin vijojnë përplasjet lidhur me historinë e krevatit, të cilën e nisën që në ditën e parë të këtij edicioni.
Dy banorët akuzuan njëri-tjetrin për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet pasi fjetën në një krevat, ndërsa Vëllai i Madh publikoi edhe klipin me qëndrimet e tyre.
Në debatin mes tyre ndërhyri edhe Rogerti, i cili i akuzoi banorët se ata njihen jashtë Big Brother. Megjithatë, Miri dhe Selin e mohuan.
Pjesë nga diskutimet:
Miri: Kristi na vendosi në një krevat, sepse Selin e ka kërkuar të flejë afër Mirit. Është parë ajo shumë e pastër. Për batutat, patjetër që do bënim batuta për tu miqësuar. Ja ku është Selin.
Selin: Këto pamje nuk janë reagimet e para. Kur jam futur brenda, të gjitha krevatet tek ishin zënë. Kam thënë do i them Kristit për të njëjtën batutë dua të rri afër Mirit
Miri: Ne e pamë videon.
Selin: Kristit ia kam thënë a mund ta ndërroj krevatin. Kam vendosur të mos replikoj më me këtë situatë se është e vetmja situatë që i intereson. Miri i jep tjetër kontekst historisë. Ti ke ngel akoma të krevati, unë kam shumë më tej për të diskutuar.
Miri: Nuk kam ngecur unë, Vëllai i Madh i solli sot.
Selin: Mirit i intereson ta çojë temën gjithmonë te historia e krevatit
Miri: Je ti që e ke diskutuar, e ke thënë ti “unë kam bërë krevatin”.
Rogert: Diçka ka mes tyre para se të hynë në Big Brother, mbase një telefonatë. Pashë gjuhën e trupit që nuk ishin të surprizuar kur u takuan. Pashë që Miri që kishte rolin “player”, po i pëlqente fakti që kjo vajzë po i ulej afër. Mu duk një gjuhë trupi sikur ishte e planifikuar. Fakti që nuk e kanë lëshuar krevatin, për lojën që i ka marrë të dy në qafë. Gjuha e trupit po gënjen.