Nuk ka ndodhur asnjë prekje, as me këmbë e as me duar – Ora Info
Rogert Sterkaj, Edisa Demollari dhe Juela Nikolli e kanë vënë në shënjestër Mirin për lojën me Selin Bollatin dhe çështjen e krevatit.
Ata i janë rikthyer kësaj teme, duke e pyetur më shumë këngëtarin, rreth situatave me të.
Të njëjtit në një moment e ngacmojnë edhe nëse ka pasur prekje mes tyre.
Anëtari i “West Side Family” hedh poshtë të gjitha këto aludimeve të banorëve.
“Asnjë lloj prekje, asnjë lloj situate, as me këmbë e as me duar”, u shpreh ai.
Miri tregon vendosmëri duke dëshmuar se ishte një lojë, por asgjë më shumë.
Ata ndërkaq tani janë rivalë të njëri-tjetrit sa i përket dinamikave në Big Brother. /Telegrafi