Ti laheshe në mëngjes për vëmendjen e…

April 6, 2026


Në Prime-n e së martës u diskutua një fjali që Mateo i tha Brikenës për çarçafët që i kishte pis. Pasi u dha klipi që kishin komentuar edhe banorët e tjerë, fjalën e mori Brikena që në një moment përmendi edhe ish-banoren e “Big Brother VIP 5”, Armela.

“Kur ka qenë Armela, kemi qenë në një Prime të dyja me fustan të shkurtër, e kemi pas krejt trupin me make up. Kemi shkuar bashkë, i dhashë dhe rroba të miat se nuk i kishte ardhur valixhja, dhe kemi shkuar për t’u larë. Kishte vetëm ujë të ftohtë, pritëm dhe pastaj thamë po veshim një palë pizhame dhe në mëngjes me u la. Të nesërmen i ndërrova çarçafët”, tha në Prime Brikena.

Pikërisht në lidhje me këtë ka reaguar Armela përmes një postimi në “Instastory”, ku fillimisht ka shkruar:

“Nuk doja ta komentoja më këtë vajzë se ndihem keq për të, por ndonjëherë është e pamundur”.

Më pas, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka hedhur poshtë të gjitha fjalët që ka thënë Brikena. Ajo shprehet se nuk ka marrë rroba nga ajo, pasi valixhet i kanë hyrë që natën që ajo u bë pjesë e reality show-t.

Armela shton se ajo është larë çdo natë me ujë të ftohtë dhe se Brikena bën dush në mëngjes vetëm për të patur vëmendjen e kamerave.

E para punës, mua më kanë ardhur valixhet po atë natë. E dyta, unë jam larë çdo natë, edhe me ujë të ftohtë disa herë madje. Dhe ta kam përmendur që ti nuk lahesh mbrapa Prime por vetëm në mëngjes për vëmendjen e kamerave (sepse në mëngjes sapo zgjohemi nuk debaton njeri dhe kamerat kapin pamje të tjera).

E treta, ti nuk ke pasur rroba për mua, unë kam pasur rroba për ty. Ti kam dhënë dhe nuk i mora kurrë mbrapsht. Gocat e dinë shumë mirë që unë më para të jepja rroba sesa të kërkoja sepse e kam bezdi të kërkoj.

Dhe e fundit, vajzë, si mund ti kem lyer unë këmbët me make up kur nuk kam nevojë? Dhe mirë kjo, por unë kur nuk lija të tjerët të më shtriheshin mbi krevat, sipas teje u futa vet pa u larë në çarçafë ashtu?

Kështu është kur do me u shtirë gjithë kohën dhe pastaj nuk mban mend gënjeshtrat.






Source link